Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorjan Teliti ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me mbledhjen e Këshillit Bashkiak të zhvilluar një ditë më parë.
Teliti shkruan se se teksa ishte në mbledhje i është ndërprerë fjala nga Kryetarja e Këshillit, shkak sipas tij janë bërë denoncimet që ky i fundit ka bërë lidhur me abuzimet.
Ndërkohë, Teliti fton sot në orën 11:00 të gjithë qytetarët ti bashkohen protestës.
Postimi i plotë:
”Ndërkohë që dje në mbledhjen e Këshillit Bashkiak po flisja dhe po denoncoja gabimet, abuzimet, vjedhjet e ekzekutivit të Bashkisë Tiranë, cfarë mendoni ju që ndodhi?
Këshilltarët e majtë u ndërgjegjësuan dhe me në fund ngritën edhe ata zërin dhe shqetësimin për milionat e gllabëruara e të zhdukura apo nga Kryetarja e Këshillit mu ndërpre fjala sapo fillova me denoncimet dhe më përjashtoi padrejtësisht nga mbledhja e Këshillit pasi po kërkoja të drejtën timë për të folur në parlamentin e Tiranës?
Cfarë ndodhi sipas jush?
Përjashtimi im ndodhi, pasi kjo është fytyra e mazhorancës socialiste në Këshillin e Kryeqytetit të Shqipërisë.
Nuk duan që e vërteta të zbardhet dhe përjashtojnë me fuqinë e kartonit të votave të vjedhura këdo që ngrihet dhe flet për hallet dhe shqetësimet e njerëzve, përjashtojnë këdo që flet për qindra miliona eurot e zhdukura nga inceneratorë e drejtorë bashkie e fushatash.
Ndaj sot në 11.00 të gjithë bashkë të protestojmë, të gjithë bashkë para Bashkisë Tiranë deri në dorëheqjen e Veliaj”, shkruan Teliti.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co