Bota

U përjashtua nga sistemi i drejtësisë për 15 vjet, shtyhet mbledhja për fatin e mandatit të Alfred Ballës. Ja pse kryetari i KLP nuk ishte i pranishëm

u perjashtua nga sistemi i drejtesise per 15 vjet shtyhet mbledhja per fatin e mandatit te alfred balles ja pse kryetari i klp nuk ishte i pranishem































Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka shtyrë mbledhjen urgjente ku po diskutohej për fatin e mandatit të Alfred Ballës, kryetarit të KLP i cili u përjashtua për 15 vite nga sistemi i drejtësisë me vendim të Kolegjit të Posaçëm i Apelimit.

ALFRED BALLA

Nënkryetari i KLP, Tartar Bazaj, në nisje të mbledhjes tha se ishte i detyruar ta thërriste këtë mbledhje, ndërsa bëri me dije se Alfred Balla nuk ndodhet aty për shkak të konfliktit të interesit.

Mbledhja u zhvillua me debate mes anëtarëve, ku disa e mbështesnin ndërprerjen e mandatit ndërsa të tjerë jo. Për shkak të debateve, mbledhja u shty me disa orë.

LEXO KETU: Shkarkimi i Alfred Ballës, sherri mes anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë! Nurihan Seiti: Ka bërë gabim fatal që ka ikur nga mbledhja! Bazaj: Nuk kandidoj për kryetar

Kujtojmë se KPA me 21 maj miratoi kërkesën e Komsionerit Publik për të shkarkuar Alfred Ballën nga sistemi i drejtësisë dhe ndalimin e tij për të kandiduar për 15 vite për postin e Prokurorit, Gjykatarit, Anëtarit të KLGJ, KLP apo Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Në raportin e hartuar nga Komisioneri Publik, Florian Ballhysa konstatohet se Alfred Balla ka refuzuar të ushtrojë procesin e vettingut, me argumentin se ai nuk kishte statusin e magjistratit, ndërkohë që ushtronte funksionin në ndihmësit ligjor në Gjykatën e Lartë. Në raportin që u miratua ditën e sotme edhe nga Kolegji i Posaccëm e Apelimit është marrës i prove një e-mail që Alfred Balla i ka dërguar organeve të vettingut të cilave u kërkon që të ndërpritet procesi i rivlerësimit për të.

“Lidhur me vullnetin e subjektit të rivlerësimit, z. Alfred Balla, për vazhdimin e procesit të rivlerësimit, nga aktet në dosje, rezulton se, pasi subjektit të rivlerësimit, më datë 5.1.2022, u njoftua në rrugë elektronike për fillimin e procedurave për shqyrtimin e akteve të procesit të rivlerësimit kalimtar përkatës, me email-in e datës 6.1.2022, drejtuar Komisionit, ka referuar se i është drejtuar këtij të fundit në vitin 2018, me kërkesën për ndërprerjen e kësaj procedure, kërkesë për të cilën nuk ka marrë ende përgjigje. Subjekti i rivlerësimit, ndër të tjera, pretendon: […] se një proces i tillë Vettingu nuk më duhet se nuk kam statusin e magjistratit si Ndihmësligjor në Gjykatën e Lartë […]”, thuhet në raportin e Komisionerit Publik.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts