U përlesh fizikisht në Këshillin Bashkiak, Tedi Blushi: Më mbyllën 5 orë në komisariat dhe donin të më trembnin! Ja çfarë më tha një polic

u perlesh fizikisht ne keshillin bashkiak tedi blushi me mbyllen 5 ore ne komisariat dhe donin te me trembnin ja cfare me tha nje polic



































Këshilltari i PL-së në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Tedi Blushi ka folur sërish për përleshjen fizike në këshilltarin socialist Halit Valteri. Nga protesta para bashkisë, Blushi tha se u mbajt për më shumë se 5 orë në komisariat për ta trembur.

blushi

Blushi u shpreh se ka ardhur koha për aksion politik që do të largojë nga pushteti mazhorancën.

“Këtyre horrave do ti tregojmë vendin. Një kryebashkiak që vjen me antiplumb nuk është trim. Trima jeni ju, sepse në zemrat tuaja janë mijëra e mijëra patriotë që do ti tregojnë vendin këtej regjimi.

Më mbyllën 5 orë në komisariat dhe menduan se do më trembnin aty, por e kanë marrë përgjigjen të gjithë narkopolicët. Duke zbritur nga shkallët takova një polic, që është këtu, por nuk e identifikoj dot. E di si më tha? E di ti pse ne vijmë me kasketa? Sepse kemi turp ti dalim fëmijëve përpara, kemi frikë se kur të shkojnë në shtëpi do na pështyjnë prindërit tanë”, tha Tedi Blushi.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →