Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë ka lënë ambientet e komisariatit nr.1 në Tiranë pas rreth 4 orësh, teksa është paraqitur për të dhënë sqarime mbi atë që ndodhi ditën e sotme në sallën e Këshillit Bashkiak të kryeqytetit.
Blushi u shpreh se ai është provokuar në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, ndërsa shtoi se ” rrugaçëria mori përgjigjen e merituar”.
Ai shtoi më tej se “kush do të provokojë opozitën do marrë përgjigjen në mënyrë demokratike dhe shqiptare.
Ditën e sotme Blushi u bë protagosnit i dy momenteve të tensionit në sallën e këshillit, teksa fillimisht ai ka hedhur një tufë me letra në drejtim të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe më pas ai u përfshi në një konfrontim fizik me këshilltarin socialist, Halit Valteri.
Ky i fundit pretendoi se është goditur me grushta dhe sende të forta nga Blushi, ndërsa është raportuar se Valteri e ka kallëzuar në polici për dhunë Sekretarin e Përgjithshëm të PL-së.
“Prej rreth 4 orësh jam në komisariatin e narkoshtetit për të dhënë sqarime për atë ngjarje të shëmtuar, me atë provokim që m’u bë sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku rrugaçëria mori përgjigjen e merituar siç e mori në dyert e këtij komisariati dhe siç do e marrë në çdo strofull të krimit. Me këtë regjim ka zero tolerancë, ka vetëm qëndresë. Përgjigja do jetë shembullore në çdo strofull, komisariat. Kush do provokojë opozitën do marrë përgjigjen në mënyrë demokratike dhe shqiptare”, u shpreh ai.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co