Shqiperia

U përplas me Jet-Ski në plazhin e Velipojës, ndërron jetë në spital 19-vjeçari italian

u perplas me jet ski ne plazhin e velipojes nderron jete ne spital 19 vjecari italian
u perplas me jet ski ne plazhin e velipojes nderron jete ne spital 19 vjecari italian

Dy jet ski janë përplasur mes tyre, ndërsa një 19-vjeçar italian, i cili ka mbetur i dëmtuar raportohet se ka ndërruar jetë.

I riu është transportuar në spitalin Rajonal të Shkodrës pas përplasjes, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Sakaq, grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të këtij rast.

Njoftimi i policisë:

Velipojë/Informacion shtesë

Në lidhje me informacionin e dhënë më parë, për një përplasje mes dy mjeteve lundruese Jet Ski, në thellësi të plazhit të Velipojës, rreth një milje larg nga perimetri i sigurisë, ju bëjmë me dije se shtetasi italian N. L., 19 vjeç, ka humbur jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të këtij rast.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts