Bota

U përplas me Jet Ski në Velipojë, ndërron jetë në spital 19-vjeçari italian

u perplas me jet ski ne velipoje nderron jete ne spital 19 vjecari italian

Ka ndërruar jetë në spital një prej italianëve, të cilët u përplasën sot  me Jet Ski në plazhin e Velipojës.

406e52c1-da77-4b1d-8d3e-6a696ba4fee4-770x433

Sipas policisë, i riu 19-vjeçar Nicola Loro ka ndërruar jetën në spitalin e Shkodrës, si pasojë e plagëve të marra.

Nderkohe grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të këtij rast.

“Në lidhje me informacionin e dhënë më parë, për një përplasje mes dy mjeteve lundruese  Jet Ski, në thellësi të plazhit të Velipojës, rreth një milje larg nga perimetri i sigurisë,  ju bëjmë me dije se shtetasi italian N. L., 19 vjeç,  ka humbur jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës”, thotë policia.

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts