U përplas nga “Benzi”, përfundon në spital i moshuari në Fier, detaje

u perplas nga benzi perfundon ne spital i moshuari ne fier detaje
u perplas nga benzi perfundon ne spital i moshuari ne fier detaje

Një aksident ka ndodhur pak më parë në Fier, ku një 35-vjeçar ka përplasur një këmbësor.

Si pasojë e aksidentit, ka mbetur i plagosur një 71-vjeçar, i cili ndodhet në spital duke marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Policia njofton se i moshuari është në gjendje të rëndë në sallën e operacionit.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 16:40, në rrugën “Jani Bakalli”, Fier, shtetasi K. C., 35 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka përplasur këmbësorin, shtetasin D. T., 71 vjeç.

Shtetasi D. T., ndodhet në spital, në sallë të operacionit, në gjendje të rëndë shëndetsore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →