Bota

U përplasën me makinë, dy të rinjtë marrin peng 22-vjeçarin dhe e kërcënojnë për…

u perplasen me makine dy te rinjte marrin peng 22 vjecarin dhe e kercenojne per





































Dy të rinj kanë marrë peng një 22-vjeçar në Tiranë për shkak të një konflikti mes tyre pas u përplasjes së makinave.

arrestim

Në pranga ka rënë 18-vjeçari Ardit Cara dhe 35-vjeçari Arjan Dukaj, të dy banues në Tiranë, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Kanosja”, “Shkatërrimi i pronës”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, kryer në bashkëpunim.

Nga hetimet ka rezultuar se pas një konflikti të çastit për një përplasje automjetesh, kanë marrë me forcë në automjet të riun me iniciale E. G., hequr lirinë atij, si dhe e kanë kanosur për dhënie pasurie.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/ Morën me forcë një 22-vjeçar dhe i hoqën lirinë duke e mbajtur në automjet, falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, identifikohen dhe arrestohen 2 autorët e dyshuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas njoftimit se 2 shtetas kishin marrë me forcë, në automjet, një 22-vjeçar, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen dhe vënien e autorëve të dyshuar përpara përgjegjësisë ligjore. Si rezultat i veprimeve të shpejta të specialistëve për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, janë identifikuar, kapur dhe arrestuar autorët e dyshuar, shtetasit:

– A. C., 18 vjeç, dhe A. D., 35 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Kanosja”, “Shkatërrimi i pronës”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, kryer në bashkëpunim.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 2 shtetas, pas një konflikti të çastit për një përplasje automjetesh, kanë marrë me forcë në automjet shtetasin E. G., 22 vjeç, duke i hequr lirinë atij, si dhe e kanë kanosur për dhënie pasurie.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts