U pezullua nga detyra pasi kishte favorizuar një firmë me tendera kur ishte kryebashkiake, GJKKO pranon kërkesën e Rajmonda Bilalajt për shuarjen e masës së sigurisë

u pezullua nga detyra pasi kishte favorizuar nje firme me tendera kur ishte kryebashkiake gjkko pranon kerkesen e rajmonda bilalajt per shuarjen e mases se sigurise




































Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka shuar masën e sigurisë pezullim nga detyra për Rajmonda Bilalajn ish-prefekten e qarkut Fier.

1710003543_rajmondabilalaj

Shuarja e masës është bërë pas kërkesës së Bilalajt, e cila është pezulluar nga detyra më 21 mars të këtij viti, pasi në kohën kur ka qenë në krye të Bashkisë së Patosit, ka favorizuar me tendera një firmë.

Kujtojmë se më 13 mars, Këshilli i Ministrave e ka liruar nga detyra si prefekte e qarkut Fier.

Njoftimi:

  1. Kërkuesja Rajmonda Balilaj më datë 26.07.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Deklarimin e humbjes së fuqisë së masës së sigurimit të caktuar me vendimin nr.19 datë 08.03.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, verifikuar me vendimin nr.30 datë 21.03.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe heqjen e menjëhershme të saj”, baza ligjore neni 262/2 dhe 267/2 i K.Pr.Penale.
  2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Atalanta Zeqiraj, Flora Hajredinaj dhe Erjon Çela me vendimin Nr.466, datë 29.07.2024, vendosi:
  3. Pranimin e kërkesës.
  4. Konstatimin e shuarjes së masës së sigurimit ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik”, parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj të pandehurës Rajmonda Balilaj nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.19 datë 08.03.2024.
  5. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brënda 5 (pesë) ditëve, afat i cili fillon të llogaritet nga e nesërmja e marrjes dijeni lidhur me vendimin e arsyetuar.

Tiranë, më datë 29.07.2024

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →