U plagos nga helika e gomones gjatë pushimeve në jug, 60-vjeçari ndërron jetë në spitalin turk

u plagos nga helika e gomones gjate pushimeve ne jug 60 vjecari nderron jete ne spitalin turk
u plagos nga helika e gomones gjate pushimeve ne jug 60 vjecari nderron jete ne spitalin turk

60-vjeçari Alban Kukaviqi ka ndërruar jetë pas incidentit të rëndë që i ndodhi në korrik, kur u plagos nga helika e një gomone në Gjirin e Shën Janit në Karaburun.

Kukaviqi, ish-basketbollist dhe punonjës për 31 vjet në Inspektoratin Shtetëror të Punës, kishte shkuar në pushime me familjen në jug të Shqipërisë. Pas zbritjes nga një anije turistike në Karaburun, ai u plagos në këmbë nga helika e gomones në një zonë të pa zhvilluar të molit të vjetër të ushtrisë.

Ai ka ndërruar jetë pas një ndërhyrjeje në një spital në Turqi.

Fillimisht u transportua në spitalin e Traumës, ku qëndroi gjatë dhe pati probleme në 2 operacionet e para pasi nuk arriti të mbante narkozën. Më tej u nis drejt Turqisë për mjekim më të specializuar, por fatkeqësisht humbi jetën gjatë operacionit të tretë që po bënte për të vendosur protezë në këmbën e dobësuar.

“Thellësisht të prekur nga humbja e parakohshme e kolegut tonë të dashur, Alban Kukaviqi, i cili në karrierën profesionale 31-vjeçare, pranë këtij institucioni, ka dhënë kontribut të çmuar në inspektimin e punës.

Stafi i Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore i shpreh familjes ngushëllime të sinqerta!

Lamtumirë, i dashur koleg! Mënçuria, mirësia dhe humori jot do të na mungojë shumë! Përjetësisht në kujtimet tona!”, thuhet ne reagimin e Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →