Një vajzë 12-vjeçare nga Kosova mbeti e plagosur në sulmin që ndodhi në shkollën “Viertola” në Finlandë.
Sipas një njoftimi nga një shqiptar që jeton atje, e që ka komunikuar me babain e vajzës, gjendja e saj shëndetësore nuk është e mirë.
“Sot në mëngjes u takova me prindin e vajzës e cila u plagos nga i riu 12-vjeçar në shkollën “Viertolan”. Gjendja e vajzës është nën kujdesin e mjekëve dhe po bëhet gjithçka që ajo të mbijetojë, por gjendja nuk është e mirë”, shkroi Mentor Dreshaj, anëtar i grupit “Shqiptarët në Finlandë”.
Ai e potencoi se për ta bërë publike këtë deklaratë është konsultuar me babain e vajzës. Lajmin për plagosjen e 12-vjeçares nga Mitrovica e ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës.
Në njoftim thuhet se Ambasada e Kosovës në Stokholm është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet vendase dhe me familjen e vajzës së plagosur dhe ka ofruar ndihmën e saj sipas udhëzimeve të pranuara nga MPJD.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co