U pretendua se ishte goditur me armë, “balena spiune” nga Rusia, vdiq nga një infeksion bakterial

u pretendua se ishte goditur me arme balena spiune nga rusia vdiq nga nje infeksion bakterial
u pretendua se ishte goditur me arme balena spiune nga rusia vdiq nga nje infeksion bakterial

Konkluzioni përfundimtar për shkakun e vdekjes së balenës Khvaldimir – e ashtuquajtura “balenë spiune” nga Rusia – është nxjerrë nga Instituti Veterinar në Norvegji. Siç raporton uebfaqja e CBS News, Instituti thotë se “nuk u qëllua për vdekje, siç pretenduan grupet e të drejtave të kafshëve, por vdiq nga një infeksion bakterial”, tha policia norvegjeze të premten, duke cituar rezultatet.

Autopsia përfundimtare e Institutit Veterinar Norvegjez “tregon se shkaku i mundshëm i vdekjes ishte një infeksion bakterial – ndoshta si rezultat i një plage në gojë”, tha Amund Pridte Revheim, kreu i departamentit të policisë.

“Nuk kishte asnjë gjetje nga autopsia për të treguar se balena ishte qëlluar”, tha ai, duke shtuar se autopsia ishte “vështirësuar nga fakti se shumë nga organet e balenës ishin shumë të kalbura”. Duke qenë se nuk kishte shenja goditjeje, nuk kishte asnjë arsye për të hapur një hetim penal për vdekjen e saj, tha Pridde Revheim.

Grupet e të drejtave të kafshëve NOAH dhe One Whale njoftuan menjëherë pas ngordhjes së saj – 31 gusht – se kishin paraqitur një ankesë në policinë norvegjeze, duke pretenduar se Hvaldimir ishte qëlluar për vdekje, një pretendim që policia duket se e mohoi që në momentin e parë.

Që kur u pa për herë të parë në ujërat e Arktikut Norvegjez në vitin 2019, balena ka tërhequr vëmendjen e mediave. Shkak, është bërë një rrip i çuditshëm që mbante kur u pa për herë të parë, e pajisur me një aparat fotografik të vogël dhe një tekst në anglisht “St. Petersburg Equipment”, që ngriti dyshimet se balena po përdorej nga Marina ruse për spiunazh. Prandaj emri “Hvaldimir”, i dhënë kësaj balene të bardhë, [që rrjedh nga një lojë fjalësh që lidh fjalën balenë (hval, në norvegjisht) dhe emrin e zakonshëm rus (Vladimir).

Moska nuk i ka komentuar kurrë zyrtarisht këto spekulime.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co