Bota

U pushkatuan gjatë regjimit komunist, zbulohen disa vendvarrime në Shkodër e Malësi e Madhe! Drejt gjurmëve të eshtrave të Prek Calit dhe 14 të ekzekutuarve të tjerë

u pushkatuan gjate regjimit komunist zbulohen disa vendvarrime ne shkoder e malesi e madhe drejt gjurmeve te eshtrave te prek calit dhe 14 te ekzekutuarve te tjere



































Ndërkohë që AIDSSH-së po ecën me hetimet për fatin e të zhdukurve, nisja e procesit të gërmimeve ende është në pikëpyetje, për sa kohë pritet miratimi i një projektvendimi, që i jep zgjidhje kësaj plage të trashëguar nga e kaluara e errët.

prek cali pushkatim komunize,

Prej një viti Autoriteti ka përgatitur e diskutuar me grupet e interesit një draft të mundshëm, të një vendimi të ardhshëm të qeverisë, në lidhje me nevojën “për gjetjen dhe identifikimin e personave të zhdukur nga diktatura gjatë kohës së komunizmit”, një vendim i cili konkretizon punën në vendvarrimet e dyshuara, tashmë të identifikuara nga AIDSSH.

Me ndryshimet ligjore, gjatë vitit te kaluar janë marrë 21 Vendime të Komisionit të Deklasifikimit dhe Zhvlerësimit 5,591 njësi arkivore (dosje, fashikuj etj.) prej 237,259 fletë dokumente arkivore brenda vitit, inventarët e te cilëve jane publikuar ne Fletoret Zyrtare dhe buletinet e institucionit. Janë dyfishuar dosjet fizike të digjitalizuara në krahasim me një vit më parë, 2113 dosje fizike nga 1019 në vitin 2022, 175 dosje të mikrofilmuara, me një total prej 158 268 faqe dokumente arkivore si dhe ka nisur skanimi masiv i dokumenteve me afro 1.500.000 imazhe, kjo me kontraktim me palët e treta. Gjate vitit 2023 AIDSSH ka ofruar sherbimin e tij per individe, studiues dhe media duke regjistruar 457 kerkesa te reja individuale dhe 112 kerkesa studimore mediatike. Janë vënë në dispozicion 1329 dosje, me rreth 138 010 faqe, ndër të cilat rreth 10 522 faqe kanë kaluar në proces anonimizimi.

Puna e AIDSSH ka vijuar edhe ne verifikimin e figurave, ku gjate vitit te kaluar jane verifikuar 257 kandidatë nga të cilët vetëm 14 prej tyre figurojnë në dokumente të Ish-Sigurimit të Shtetit. Janë paraqitur gjithashtu me iniciativë personale 4 kërkesa për verifikim nga deputetë në detyrë të Kuvendit të Shqipërisë. Per zgjedhjet vendore të datës 14 maj 2023, AIDSH dergoi shkresa pranë 50 subjekteve politike apo koalicioneve të regjistruara, por janë paraqitur vetëm 2 kërkesa një nga kandidati për Këshillin Bashkiak Vlorë dhe tjetra nga kandidati për Këshillin Bashkiak Krujë.

Kryetarja e AIDSSH-se theksoi se: “Vijon te mbetet problematike mungesa e bashkëpunimit nga ana e subjekteve politike, që çon në moszbatim të detyrave ligjore të ngarkuara sipas përcaktimeve të nenit 30 të ligjit. Paketa me propozime e dorëzuar nga Autoriteti për ndryshime ligjore në Kodin Zgjedhor do të krijojë hapësirën ligjore që të kryhet verifikimi i gjithë kandidatëve që kandidojnë në zgjedhje”.

PASTËRTIA

Lidhur me riverifikimin e figurave të zyrtarëve të pajisur më parë, me certifikatë pastërtie figure AIDSSH ka identifikuar 13 zyrtarë në 6 institucione: o 1 kandidat i MEPJ është liruar nga detyra për efekt të moshës së pensionit. o 1 kandidat i KLGJsë nuk është emëruar në ndonjë detyrë nga ana e KLGJ. Për 4 kandidatët e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, dy prej tyre nuk janë më në Policinë e Shtetit e dy zyrtarët e tjerë nuk janë subjekte verifikimi sipas ligjit nr. 12/2018. o Kandidati i Gjykatës së Rrethit Vlorë, eshte shkualifikuar nga vetingu, ndersa 2 institucione nuk kane kthyer ende përgjigje zyrtare.

Ndryshim ligjor ka dhënë rezultat pasi në vitin 2023, për një kandidat të pajisur më parë me certifikatë pastërti figure, i cili pas ri-verifikimeve figuroi në detyrën e prokurorit në një çështje penale politike. Gjithashtu, AIDSSH u investua për një raport mbi qasjen krahasuese të verifikimit të figurave mes komisioneve të mëparshme dhe të standardit të ligjit 45-15 dhe gjeti të dhëna të rëndësishme që informojnë trashëgiminë e Ish-Sigurimit të Shtetit në periudhën tranzitore, fakte të cilat janë bërë dhe publike, në formë statistike, për sa kohë ende dokumentet burimore që janë prodhuar nga SHISH janë të padeklasifikuara.

“Prandaj ne kete kuader kerkojme bashkepunimin e forcave politike apo komisionit te reformës zgjedhore. Autoriteti përsëri ka paraqitur propozime për ndryshime ligjore në Kodin Zgjedhor që do të krijojnë hapësirën ligjore që lejojnë te kryhet verifikimi i te gjithe kandidateve qe kandidojne ne zgjedhje”, – tha kryetarja Sula.

Gjate viti te kaluar AIDSSH ka realizuar 49 aktivitete, konferenca dhe simpoziume dhe 50 botime te printuara dhe ‘online’, si dhe ka organizuar 4 ekspozita me burime arkivore duke perkujtuar ngjarje te rendesishme per periudhen 1994-1991. Ne fushen e edukimit qytetar eshte konkretizuar me sukses bashkepunimi zyrtar me MAS për përfshirjen në kurrikulën e arsimit parauniversitar të informimit mbi aktivitetin e ish-Sigurimit të Shtetit. Konceptimi dhe vënia në funksion e platformës “Mësojmë nga e kaluara, burime arsimore të hapura 1944-1991”, një platformë interaktive me burime parësore si arkivë, dëshmi gojore, etj., e cila po bën bashkë aktorët e kujtesës dhe ekspertët e arsimit, me qëllim edukimin për qytetari demokratike.

Themelimi në këtë kuader i aktiviteteve periodike si Klubi Librit, Arkiva e Hapur, Dosja e Hapur, Leksione të Hapura, por edhe botime per arsimin parauniversitar jane nje sere hapash konkrete ne misionin e AIDSSH-se per edukimin qytetar. Se fundi ne lidhje me vendet e kujteses, puna AIDSSH-së gjate vitit 2023 ka vijuar me planet për realizimin e një memoriali në Ersekë në nderim të të vrarëve dhe të zhdukurve në kufi, si dhe ndërtimit të një varreze monumentale në Tiranë për të zhdukurit nga diktatura, ekzekutuar apo vrarë e vdekur në situata të pahetuara në burgje, kampe, hetuesi, kufi. Ndersa propozimet e Autoritetit në ligjin “Per trashegimine kulturore dhe muzete”, per perfshirjen ne ndërtimin e Muzeut Kombetar “Kampi i Punes se Detyruar te te Burgosurve Spaç” dhe Muzeu Kombetar “Kampi i Internimit me Tela me Gjemba Tepelene”, ende nuk janë miratuar.

TË ZHDUKURIT

Në Seancën e Raportimit 2023, kryetarja e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH), Genta Sula, iu përgjigj deputetes së Shkodrës, Emilia Koliqi, lidhur me avancimin e procesit të gjetjes dhe identifikimit të personave të zhdukur gjatë periudhës komuniste. Znj. Sula theksoi se, pavarësisht se VKM-ja për këtë çështje ende nuk është miratuar, AIDSSH-ja po vazhdon të punojë duke shfrytëzuar mundësitë që i jep ligji. Ajo informoi se drafti i VKM-së është përgatitur dhe diskutuar me grupet e interesit, por pritet miratimi nga ministritë përkatëse. Kryetarja e AIDSSH-së tha se janë identifikuar disa vendvarrime të dyshuara në Shkodër, si pranë varrezave të Rrmajit, në Kuç të Shkodrës, si dhe në fshatin Gruemirë të Malësisë së Madhe, ku dyshohet se gjenden eshtrat e personave të ekzekutuar gjatë regjimit komunist. Ajo shtoi se po mblidhen dëshmi dhe rrëfime nga familjarët për të konkluduar vendet e mundshme të varrezave të të zhdukurve, shoqatat e ish-të Përndjekurve Politike, përfshi këtu edhe Kishën Katolike etj”.

Sula theksoi se, pavarësisht pengesave, AIDSSH-ja nuk rri në pritje, por vijon me procesin, ndërsa bën thirrje për një presion pozitiv nga opinioni publik dhe Kuvendi, në mënyrë që qeveria të ndërmarrë këtë aksion. Ajo shprehu shpresën se familjarët e të zhdukurve nuk do të humbin besimin në këtë proces. “Më 30 gusht të viti të kaluar në Shkodër, ne konsultuam draftvendimin e mundshëm të qeverisë ‘Për gjetjen, identifikimin, rikuperimin e eshtrave dhe mënyrën e mbrojtjes e ruajtjes së vendvarrimeve të personave të zhdukur gjatë periudhës 29 nëntor 1944-2 korrik 1991’.

Ky diskutim u bë në Shkodër për shumë arsye, ndër të tjera se kishim edhe një kërkesë nga Shoqata e ish-të Përndjekurve të qytetit ku kërkohej gjetja e rreth 400 personave të zhdukur në komunizëm, pa varr si dhe një tjetër kërkesë nga Kisha Katolike. U takon ministrive, asaj së Brendshme dhe asaj të Drejtësisë ta kalojnë në qeveri. Ne e bëmë gati dhe e çuam. Nuk ndodhi gjë. Më pas pamë që mund ta përmirësonim sërish. Janë zhvilluar disa tryeza teknike me ICMP dhe OSBE, ndërsa kjo e fundit I organizonte dhe moderonte ato. Morëm dhe dy konsulentë, një nga OSBE dhe një nga ne dhe hartuam një dokument shumë të rëndësishëm që lidhet me Metodologjinë e Përcaktimit të Burimeve për çdo projektvend të dyshuar. Ky dokument u dakordësua me ekipin teknik, u miratua në Autoritet dhe e ridërguam edhe njëherë Ministrisë së Drejtësisë jo më larg se para 3-4 javësh. Ia kemi dërguar edhe Parlamentit për lobim. Shpresojmë që Ministria e Drejtësisë, më pas e përcjell tek Ministria e Brendshme meqenëse ata janë brenda fushës së veprimit. Shpresojmë shumë që këtë herë të vijojë procesi i miratimit. Të gjitha palët janë dakordësuar në tryezën teknike. Tryeza solli risi në projektvendim, i cili ka metodologji të mirë të punës dhe të shpresojmë me ndihmën e të gjithëve kjo të lobohet dhe të realizohet”, – deklaroi Sula.

Kryetarja e Autoritetit u shpreh se pavarësisht se “VKM nuk ka dalë ende dhe se do të ishte një dokument që ta ndihmonte shumë punën e Autoritetit për gjetjen e të zhdukurve, institucioni nuk rri në pritje, por vijon me procesin përmes mundësive që ia lejon ligji, por edhe në zbatim të rezolutave të Kuvendit për avancimin e procesit. Në lidhje me këtë, znj. Sula prezantoi para deputetëve gjetje të rëndësishme të hetimit administrativ për Shkodrën, ku janë evidentuar vendvarrime të dyshuara si pranë varrezave të Rrmajit, vendvarrim i dyshuar për grupin e të pushkatarëve në 4 maj 1946 dhe më tej vendvarrimi i eshtrave e Prek Calit dhe 14 të pushkatuarve gjatë regjimit komunist, në 25 mars 1945. Një tjetër vendvarrim është raportuar tek “Tek Antena” në Kuç të Shkodrës, ku janë bërë pushkatime gjatë regjimit komunist apo “Varri i Jahës”, është një terren i pandryshuar në Njësinë Administrative Gruemirë të Malësisë së Madhe. Informacioni e mbledhura tregojnë edhe për vendvarrim tjetër të dyshuar tek “tek Artistikja në Shkodër.

“Po konvergojmë rrëfimet e familjarëve, pasi mund të jetë edhe një vend tjetër në Shkodër. Akoma nuk e kemi konkulduar po mblidhen dëshmitë dhe po mblidhen goxha rrëfime, po mblidhet informacion i rëndësishme që ta konkludojmë”, – tha kryetarja e AIDSSH-së. Znj. Sula u shpreh se grupit teknik të përbërë nga të gjithë institucionet kyç në këtë proces si Prokuroria, Pushteti Vendor, OSBE, ICMP, Policia shkencore dhe Mjekësia Ligjore i duhet një koordinim, të cilin Autoritetit propozon ta drejtojë. “Në tryezat e organizuar është dakordësua dhe është miratuar projekt-VKM dhe metodologjia e përcaktimit të buxhetit, tani procesi mbetet të vijojë tek Ministria e Brendshme dhe ajo e Drejtësisë që duhet të bëjnë ciklin e konsultimit brenda qeverisë”, – tha kryetarja Sula.

Në vijim, kryetarja e Autoritetit solli një shembull tjetër të aksionit të këtij institucioni në kërkim të të zhdukurve. “Më 30 gusht do të bëjmë një aktivitet të rëndësishëm, këtë herë do të jemi në Ersekë dhe Pogradec për t’u marrë me ngjarjet e kufirit dhe humbjet tragjike të jetës atje. Do të vazhdojmë ta ngacmojmë opinion publik që të konvergojmë të gjithë presion pozitiv që qeveria ta ndërmarri këtë aksion. Nga ana jonë do të bëhet e pamundur që ta çojmë përpara vetëm ndaj i kërkojmë Kuvendit me gjithë mjetet ligjore që zotëron ta avancojë më tej këtë kauzë. Shpresoj shumë te familjarët që të mos humbin shpresën. E thashë edhe në fjalën time që nëse ata humbim shpresën, kanë ushqyer mohimin, kanë ushqyer harrimin që është kundër këtij procesi”.

STATISTIKAT

Në lidhje me statistikat e viktimave, kryetarja Genta Sula informoi se: “Gjatë kohës së komunizmit, në raport me vendet e tjera, dënimet kapitale kanë qenë shumë herë më të larta. Janë rreth 4800 dënime me ekzekutim me vdekje. Njerëzit janë ekzekutuat dhe për një poezi dhe akuza të pabaza dhe mendim ndryshe dhe ne këto fakte i zbardhim përditë. Ajo që është saktësuar është se ka 90 vrasje në kalim të kufirit, që atëherë ishte i ndaluar, dhe 100 vrasje në qeli, hetuesi apo burgje të pahetuara. Ne mund të flasim për numrin e familjarëve që kanë aplikuar që po shkon drejt 300.

Ata sjellin dokumente, rrethana, fakte, kanë bërë kërkime vetë dhe ne po i marrim të gjithë këto informacione, po i dokumentojmë. I kemi parë komunikatat ditore të Ministrisë së Brendshme, kemi bërë një grup pune dhe ata po bëjnë një shikim të hollësishëm të komunikatave ditore. Natyrisht që mësohet shumë në kuptimin e shifrave përmes tyre, por edhe konstatojmë se nuk është burimi i vetëm dhe i plotë. Mund të ketë edhe dokumente të tjera, por përsa i përket statistikës, ne para 2 apo 3 vitesh kemi bërë një rishikim të Historikëve të Sigurimit, përmes ekspozitës ‘Sigurimi me fjalët e veta’, ku vetë Ish-Sigurimi deklaron ekzekutimin me vdekje me gjyq ose pa gjyq të kundërshtarëve politikë me 3000 vrasje. Kjo shifër do të mbetet në këto referenca, grupet e interesit deklarojnë edhe për më shumë raste. Do mbetet për t’u parë nëse do të kemi një metodë për të kalkuluar më saktë statistikat, gjithsesi edhe sikur një rast të jetë, shteti duhet të jetë në gjendje ta kërkojë, ta identifikojë, qartësoje fatin dhe t’i përgjigjet familjarëve’, – theksoi Sula.

Sula dha shpjegime edhe rreth databazës së të zhdukurve. “Ka një databazë të ICMP, e cila është globale, me dy baza të dhënash: i personave të deklaruar të humbur apo të zhdukur, i vendvarrimeve të dyshuara. AND në këtë databazë mblidhet me dëshirë të familjarëve nga ICMP. Sapo kemi firmosur tashmë me ICMP me financim të BE-së, ku do ndihmohemi qoftë për të bërë hetime në terren më të specializuara, qoftë edhe për të përdorur database e ICMP dhe për të shkëmbyer informacion. Për momentin AND mblidhet nga ICMP me dëshirën e familjeve, në VKM është propozuar që jo vetëm ICMP si shërbim forensic ndërkombëtar, por edhe policia shkencore shqiptare, e cila është akredituar tashmë për analizat e ADN mund të përdoret si rrugë alternative”, – tha Sula.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts