Donald Trump, gjatë fjalimit të tij për mbështetësit në Florida, ka rikujtuar momentin kur i shpëtoi atentatit në muajin korrik ku u qëllua me plumb në vesh gjatë një fushatës.
Ai i thotë turmës se jeta e tij “u shpëtua për një arsye”, duke shtuar se: “Dhe ishte për të shpëtuar vendin tonë dhe për të rikthyer Amerikën në madhështinë e saj. Dhe tani ne do ta përmbushim atë mision së bashku.”
“Detyra para nesh nuk do të jetë e lehtë, por unë do të sjell çdo grimcë energjie, shpirti dhe lufte që kam në shpirt në punën që më keni besuar,” shton ai, teksa theksoi se të qenit president është “puna më e rëndësishme në botë”.
Ai shton se do ta drejtojë qeverinë e tij me moton: “Premtime të bëra, premtime të mbajtura”.
Trump ka shpallur fitoren në këto zgjedhje, por ai ende nuk ka arritur numrin e kërkuar të votave të kolegjit elektoral. Ai është ende katër vota larg nga 270 që i duhen, ndërsa Kamala Harris është në 218.