Bota

U qëlluan për vdekje me armë zjarri, viktimat janë xhaxha e nip (Emrat)

u qelluan per vdekje me arme zjarri viktimat jane xhaxha e nip emrat





































Viktimat në fshatin Kurjan të Roskovecit mësohet se janë xhaxha dhe nip. Gramos e Lavdosh Kurti.

ambulance

Ata dyshohet se u qëlluan për vdekje me armë zjarri nga 49-vjeçari Altin Kuka, i cili është shoqëruar në Komisariat.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 14:00 të mesditës së sotme (10 Shtator) dhe pas krimit autori u vetëdorëzua, ndërsa është sekuestruar edhe arma me të cilën kreu vrasjet.

“Rreth orës 14:00, në fshatin Kurjan, dyshohet se shtetasi A. K., 49 vjeç, ka vrarë me armë zjarri, shtetasit L. K. dhe G. K.

Shtetasi A. K. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.

Arma e zjarrit është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit“, njoftoi policia.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts