Një 30-vjeçar në Gramsh u raportua i zhdukur këtë pasdite.
Pak çaste pasi i riu u lajmërua i zhdukur, Policia në Gramsh dhe polumbarët e RENEA-s kanë nisur punën për gjetjen e 30-vjeçarit.
“Gramsh/Pas kërkimeve intensive, polumbarët e RENEA-s që asistuan shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, mundësuan gjetjen e trupit të pajetë të shtetasit I. B., 30 vjeç, në ujërat e liqenit të Banjës, i cili dyshohet të jetë vetëmbytur në liqen”, thuhet në njoftim.
“Gramsh/Pas kërkimeve intensive, polumbarët e RENEA-s që asistuan shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, mundësuan gjetjen e trupit të pajetë të shtetasit I. B., 30 vjeç, në ujërat e liqenit të Banjës, i cili dyshohet të jetë vetëmbytur në liqen.
Trupi i pajetë i këtij shtetasi do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për kryerjen e ekspertizës.
Vijojnë veprimet për dokumentimin e kësaj ngjarjeje”, lajmëron policia.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co