U rrezikohej jeta nga dallgët, policia detare në Dhërmi u vjen në ndihmë 2 turisteve nga Guatemala

u rrezikohej jeta nga dallget policia detare ne dhermi u vjen ne ndihme 2 turisteve nga guatemala
u rrezikohej jeta nga dallget policia detare ne dhermi u vjen ne ndihme 2 turisteve nga guatemala

Dy turiste nga Guatemala po lundronin në Gjirin e Himarës me Kanoe dhe për shkak të dallgëve u rrezikohej jeta dhe nuk vijonin dot lundrimin për tu kthyer në breg, ka qenë Njësia Policore Detare në SPK Dhërmi e cila e konstatoi dhe menjëherë u shkoi në ndihmë 2 turisteve.

Sipas edhe komunikatës për shtyp nga policia , turistet u ndihmuan dhe u nxorën në breg të detit në gjendje të mirë shëndetësore.

Njoftimi i policisë;

Njësia Policore Detare në SPK Dhërmi konstatoi dhe menjëherë u shkoi në ndihmë dy turisteve nga Guatemala që lundronin në Gjirin e Himarës me Kanoe dhe për shkak të dallgëve u rrezikohej jeta pasi nuk vijonin dot lundrimin për tu kthyer në breg .

Gjatë patrullimit në zonën e plazhit me qëllim garantimin e një sezoni turistik të sigurt për pushuesit, Njësia Policore Detare në SPK Dhërmi vuri re dy shtetase me një Kanoe që po rrezikoheshin në det për shkak të dallgëve, në vendin e quajtur “Gjiri i Himarës”, dhe e kishin të pamundur të ktheheshin në breg.

Menjëherë Njësia Policore Detare shkoi te dy shtetaset të cilat rezultuan turiste nga Guatemala.

Shërbimet e Policisë ndihmuan dhe nxorën në breg të detit në gjendje të mirë shëndetësore dy turistet nga Guatemala.

Turistet falënderuan shërbimet e Policisë për reagimin e menjëhershëm dhe profesionalizmin e treguar.

Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare janë të angazhuara maksimalisht në shërbim të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve dhe në këtë kuadër fton qytetarët që në rast nevoje të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →