Shqiperia

U rrezikuan banesa dhe zonat e mbrojtura/ Ministria e Mbrojtjes tregon situatën në terren: Shuhen zjarret në Finiq dhe Delvinë

u rrezikuan banesa dhe zonat e mbrojtura ministria e mbrojtjes tregon situaten ne terren shuhen zjarret ne finiq dhe delvine
u rrezikuan banesa dhe zonat e mbrojtura ministria e mbrojtjes tregon situaten ne terren shuhen zjarret ne finiq dhe delvine

Ministria e Mbrojtjes ka informuar mbi situatën në terren sa i takon vatrave të zjarrit në vend.

Mësohet se 75 efektivë të Forcave të Armatosura dhe helikopteri Cougar kanë bërë të mundur shuarja e zjarreve në Finiq dhe Delvinë.

“🟢🔥 Pas një pune të pandërprerë edhe gjatë natës nga forcat operacionale nga bashkitë Finiq, Delvinë, Himarë, Sarandë, Konispol e Dropull, mbështetur nga 75 efektivë të Forcave të Armatosura dhe helikopteri Cougar është bërë e mundur shuarja e zjarreve në Finiq dhe Delvinë.
Situata po vazhdon të monitorohet për të shmangur çdo mundësi riaktivizimi.
Mirënjohje për të gjithë efektivët e përfshirë në këto operacione, që zhvillohen në kushtet e temperaturave të larta dhe në terrene të vështira! #TëGatshëmNëÇdoKohë🚒🔥”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Mbrojtjes.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts