U rrëzua nga shkallët e banesës, 75-vjeçari ndërron jetë në spitalin e Traumës

u rrezua nga shkallet e baneses 75 vjecari nderron jete ne spitalin e traumes





































Një 75-vjeçar ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës, si pasojë e frakturave të rënda që pësoi ku u rrëzua aksidentalisht nga shkallët e banesës së tij në fshatin Hysgjokaj të Fierit.

Spitali Traumës
Spitali Traumës

Blutë e Fierit bëjnë me dije se po vijon puna për të provuar ligjërisht rrethanat e rastit.

“Drejtoria Vendore e Policisë Fier. Ditën e djeshme, ka humbur jetën, në Spitalin e Traumës, si pasojë e frakturave, shtetasi Q. Xh., 75 vjeç, i cili dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga shkallët e banesës së tij, në fshatin Hysgjokaj.
Vijon puna për të provuar ligjërisht rrethanat e rastit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →