TIRANE
Kryetarit të bashkisë Erion Veliaj ditën e sotme i është mbyllur Instagrami.
Sqarimin çfarë ka ndodhur e ka dhënë vetë Veliaj, me një video të postuar në Facebook, TikTok dhe platformën X, ku ka ironizuar dhe opozitën që sipas tij përhapën fake news.
“Jam shkrirë sot, duke qeshur me lot. Gjithë këta njerëzit që deri dje thoshin: ‘Na çmendi, pse nxjerr çdo gjë në Instagram’, ‘çfarë janë këto punë publike’, ‘çfarë janë këto pemë’, ‘çfarë është ky asfalt’, krejt papritur u shqetësua gjithë opozita sot: ‘Ku është Instagrami i Lalit?’ Instagrami do kthehet, sapo e kemi rikuperuar nga hakerimi, por edhe kjo puna ‘hip se të vrava, zbrit se të vrava’ si e vetmja mënyrë për të bërë opozitë, sikur nuk shkon”, përgjigjet Veliaj.
@erion_veliaj_Kësaj i thonë me t’ra dielli n’ballkon! 😂♬ original sound – Erion Veliaj
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co