U shtirën si një zyrtar dhe…/ Tentuan të përfitonin 8 mijë euro nga një biznes, përfundojnë në pranga 3 persona në Himarë

u shtiren si nje zyrtar dhe tentuan te perfitonin 8 mije euro nga nje biznes perfundojne ne pranga 3 persona ne himare
u shtiren si nje zyrtar dhe tentuan te perfitonin 8 mije euro nga nje biznes perfundojne ne pranga 3 persona ne himare

DVP Vlorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Notification”, për goditjen e një rasti të mashtrimit të operatorëve ekonomikë.

Tentuan të përfitonin 8 000 euro, nga një operator ekonomik në Himarë, me anë të mashtrimit, identifikohen dhe arrestohen 3 shtetas.

Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Himarë, pas denoncimit nga administratori i një subjekti tregtar në Himarë, se i kishin kërkuar një shumë parash, gjatë komunikimeve në aplikacionin “Signal”, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Notification”, për zbardhjen e rastit dhe identifikimin e autorëve.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera në kuadër të këtij operacioni, u identifikuan dhe u arrestuan shtetasit: S. D., 30 vjeçe dhe K. D.(K.), 32 vjeç (bashkëshortë), dhe D. V., 27 vjeçe, të tre banues në Vlorë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas kanë kontaktuar administratorin e subjektit tregtar nëpërmjet një numri telefoni të regjistruar si numër kontakti i një zyrtari, në aplikacionin “Signal”, duke rritur kështu besueshmërinë e kërkesave të tyre për të përfituar shumën prej 8 000 euro.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 automjet dhe 4 celularë.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës, vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për qytetarët, që të raportojnë menjëherë për çdo rast të mashtrimit apo të përpjekjes për mashtrim. Bashkëpunimi me qytetarët është i rëndësishëm për të mbrojtur interesat e komunitetit dhe për të parandaluar raste të tilla.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →