Bota

U shtrua tek Trauma me hematoma në kokë pasi u dhunua, momenti kur Argita Malltezi mbërrin në spital për të takuar avokatin e Sali Berishës

u shtrua tek trauma me hematoma ne koke pasi u dhunua momenti kur argita malltezi mberrin ne spital per te takuar avokatin e sali berishes
u shtrua tek trauma me hematoma ne koke pasi u dhunua momenti kur argita malltezi mberrin ne spital per te takuar avokatin e sali berishes































Ky është momenti kur Argita Malltezi ka mbërritur në spital për të takuar avokatin e Sali Berishës, i cili u dhunua mëngjesin e sotëm me grushte e sende të forta.

Argita Malltezi ka mbërritur e vetme tek Trauma dhe mësohet se ka komunikuar me mjekët e familjarët e tij.

Pas daljes nga Trauma, ajo ka thënë për gazetarët se Sokol Mëngjesi ndodhet në reaminacion.

Vajza e ish-kryeministrit, e cila shkoi për të takuar avokatin tek Trauma, u shpreh se Sokol Mëngjesi është goditur për shkak të detyrës.

“Kush e njeh Sokolin e di sa njeri korrekt është, s’ka asnjë konflikt tjetër”, ka deklaruar Argita Malltezi.

Ajo u shpreh se nuk arriti dot që të takohej me Sokol Mëngjeisn, por theksoi se ka komunikuar me mjekët dhe familjarë të avokatit, duke shtuar se “duhet të presim për të parë gjendjen e tij”.

LEXONI EDHE: “Është në reanimacion”- Dhunimi i avokatit të Sali Berishës, flet Argita Malltezi: U godit për shkak të detyrës

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts