U sulmua me grusht në qendër të Kopenhagës, si paraqitet gjendja shëndetësore e kryeministres daneze. Autori dyshohet se…

u sulmua me grusht ne qender te kopenhages si paraqitet gjendja shendetesore e kryeministres daneze autori dyshohet se

































Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, e cila u sulmua me grusht nga një person një ditë më parë në qendër të Kopenhagës ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

mette frederiksen

Megjithatë, ajo ka anuluar të gjitha angazhimet publike për shkak se nga sulmi ka pësur ndrydhje të qafës.

39-vjeçari i dyshuar për sulmin ndaj kryeministres daneze, mund të ketë vepruar pa motive politike, thonë autoritetet.

Siç saktësohet, atij i është caktuar masa e paraburgimit për 12 ditë, pra deri më 20 qershor.

I dyshuari po murmuriste dhe dukej i humbur në momentin e arrestimit të tij, thanë prokurorët gjatë seancës dhe po ashtu dukej i dehur.

Sipas aktakuzës, ai ka goditur me grusht dorën e djathtë të kryeministres.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →