Li Karslej humbi tre lojtarë kyç nga skuadra e tij e parë si menaxher i përkohshëm i Anglisë, pasi Kol Palmer, Oli Uotkins dhe Fill Foden u tërhoqën nga kampi përpara ndeshjeve të Ligës së Kombeve të këtij muaji.
Sulmuesi i Çelsit, Palmer, i cili shënoi golin e vetëm të Anglisë në finalen e “Euro 2024”, dhe Uotkins i Aston Vilës, i cili shënoi golin e fitores në gjysmëfinale, janë rikthyer në klubet e tyre për të vazhduar rehabilitimin për problemet e vazhdueshme, pasi u vlerësuan nga stafi i “Tre Luanëve” në “St George’s Park”. Ndërsa Foden i Mançester Sitit nuk u raportua në detyrë të martën për shkak të një virusi në stomak dhe po ashtu është tërhequr nga grumbullimi, ndërsa ka luajtur vetëm 45 minuta këtë sezon për klubin e tij. Ai u dëmtua në javën e parë, kur u zëvendësua pas pjesës së parë në fitoren 2-0 të Sitit ndaj Çelsit.
Por Anglia njoftoi se nuk kishte planifikuar afrime të tjera në skuadër për momentin përpara ndeshjeve të tyre në Ligën e Kombeve me Republikën e Irlandës këtë të shtunë dhe Finlandën të martën. Problemet fizike që prekin Palmerin dhe Uotkinsin nuk janë specifikuar, ndërsa të dy kanë luajtur tre ndeshjet e klubeve në Premier Ligë këtë sezon. Palmer më parë u ankua për një problem në muskujt e pasëm të kofshës pas fitores së Çelsit në shtëpi ndaj Servetes në Ligën e Konferencës, por trajneri Enco Mareska këmbënguli se nuk ishte serioze dhe ai ka luajtur tre herë që atëherë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co