“U them shqiptarëve të të vrasin”/ Shoku i dhomës e torturoi duke e lidhur me zinxhir në radiator dhe e kërcënonte! Si shpëtoi 43-vjeçari duke hedhur ditarin nga dritarja, ç’shkruhej në të

u them shqiptareve te te vrasin shoku i dhomes e torturoi duke e lidhur me zinxhir ne radiator dhe e kercenonte si shpetoi 43 vjecari duke hedhur ditarin nga dritarja csh

Pasi mbajti të lidhur me zinxhir në radiator për dy ditë shokun e dhomës, një kuzhinier (me origjinë nga Bari, por banues në Bellaria Igea Marina) u arrestua nga policia me akuzën e rrëmbimit dhe keqtrajtimit.

34

Gjatë kontrollit në banesë, atij iu gjet edhe drogë. Siç raportojnë mediat italiane, 50-vjeçari e mbante 43-vjeçarin, të cilit i kishte marrë me qira një dhomë në banesën e tij dy vite më parë, të lidhur me radiatorin e dhomës së ndenjes me një zinxhir metalik dhe dy dryna të vendosur në kyçin e këmbës.

I rrëmbyeri u lirua kur arriti të hidhte nga dritarja një ditar me fjalët “ndihmë, më ka lidhur, telefononi policinë”. Një kushëri që jetonte aty pranë gjeti ditarin. Policia italiane raportohet se hyri brenda shtëpisë dhe gjeti 43-vjeçarin.

Autori raportohet se kishte filluar ta mbante të nënshtruar me kërcënime dhe ofendime që shpesh rezultonin me agresion fizik 43-vjeçarin.

Raportohet se në një rast ai kishte marrë një herë një hekur të nxehtë nga oxhaku dhe kishte vendosur  në dorën e 43-vjeçarit.

Më pas e ka lidhur me tela elektrike dhe e ka rrahur ndërsa flinte. Me një çekiç, ai e kishte detyruar të luante një lojë sadiste, duke e bërë atë të vendoste dorën mbi një copë mermeri, ndërsa përpiqej ta godiste.

“U them shqiptarëve të të vrasin”, i tha 50-vjeçari për ta penguar që të kërkonte ndihmë.

dsaadmin

Learn More →