Shqiperia

“U thirr si person që ka dijeni për…”, gazetarja zbulon detaje nga marrja në pyetje e ish-ministrit Tahiri

u thirr si person qe ka dijeni per gazetarja zbulon detaje nga marrja ne pyetje e ish ministrit tahiri
u thirr si person qe ka dijeni per gazetarja zbulon detaje nga marrja ne pyetje e ish ministrit tahiri

Teksa sot ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u thirr për t’u marrë në pyetje nga SPAK, gazetarja Klodiana Lala zbardh të tjera detaje.

Në një lidhje live për News24, Lala theksoi se Tahiri është duke u pyetur në cilësinë personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit, pasi ende emri i tij nuk është shënuar në kolonat e personave nën hetim për çështjen e pasurisë së tij.

“Ai ishte i shoqëruar nga Avokati Haxhia, por mesa duket e ka marrë për të qenë i kujdesshëm për atë se çka do të thoshte. Kjo është hera e parë që ai del në publik, pasi gjykata e Elbasanit e liroi zotin Tahiri para kohe, duke vendosur që 20 muajt e ardhshëm ai ta vuante dënimin në shtëpi. Kjo me pretendimin se guraja e tij ishte e sëmurë dhe se ai duhet të kujdesej për djemtë e tij të mitur. Përgjatë këtyre muajve janë pyetur dhe disa persona, mes tyre dhe biznesmeni Julian Morina, pasi ka disa transaksione me familjarë të Tahirit.”, pohoi Lala.

[embedded content]

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts