U transferua në spitalin në Athinë, si paraqitet gjendja e Kryepeshkopit! Anastas Janullatos, nën monitorim të vazhdueshëm

u transferua ne spitalin ne athine si paraqitet gjendja e kryepeshkopit anastas janullatos nen monitorim te vazhdueshem











































Kryepeshkopi Anastas Janullatos, i cili u transferua dje nga Tirana në spitalin “Evangelismos” në Athinë  me një avion të Forcave Ajrore të Greqisë, po kalon një moment të vështirë, pas përkeqësimit shëndetësor.

anastas janullatos

Kryepeshkopi 95-vjeçar, i cili kishte shfaqur simptoma të virusit ditët e fundit, u shtrua fillimisht në një spital privat në kryeqytet.

Megjithatë, gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua, gjë që solli vendimin për transferimin e tij në Greqi për të marrë kujdes të specializuar mjekësor.

Transporti ajror u krye me një avion C-27 të Forcave Ajrore, ndërsa në krah të Kryepeshkopit ndodheshin një mjek dhe dy anëtarë të ekipit të personelit mjekësor fluturues të EKAV-së.

Avioni u ul në aeroportin ushtarak të Elefsinës në orën 19:34 të mbrëmjes së të enjtes dhe menjëherë më pas Kryepeshkopi u transferua në spitalin “Evangelismos”.

Sipas Protothema.gr, kryepeshkopi Anastas Janullatos nuk është i intubuar dhe po komunikon normalisht, ndërsa iu është nënshtruar një sërë analizash laboratorike.

Mjekët po monitorojnë nga afër gjendjen e tij dhe, ndërsa sot pritet përditësimi i parë mjekësor mbi shëndetit të tij.

Mësohet se Kryepeshkopi ka pasur gjakderdhje gastrike, shkak për të cilin u mor edhe vendimi për transferimin e tij.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →