Bota

U transportua nga Trauma në një spital privat në Athinë, gazetari Çelmeta zbulon detaje të reja për gjendjen e avokatit Sokol Mëngjesi

u transportua nga trauma ne nje spital privat ne athine gazetari celmeta zbulon detaje te reja per gjendjen e avokatit sokol mengjesi

































U transportua nga Trauma në një spital privat në Athinë, gazetari Çelmeta zbulon detaje të reja për gjendjen e avokatit Sokol Mëngjesi.

sokol mengjesi autore dhune1

Gazetari, Igli Çelmeta ka dhënë të tjera detaje në lidhje me gjendjen shëndetësore të avokatit, Sokol Mëngjesi, i cili u dhunua disa ditë më parë nga katër persona në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

I ftuar në rubrikën “Opinion”, Çelmeta tha se ka një përmirësim të gjendjes shëndetësor  të Mëngjesit, i cili është transportuar nga spitali i Traumës, drejt një spitali privat në Athinë.

Çelmeta tha se skaneri i një dite më parë ka treguar se ka një përmirësim të gjendjes shëndetësore, ndërsa ka nisur edhe zgjimi nga gjendja e komës artificiale.

Lidhur me personat e dyshuar si autorë të dhunës, Çelmeta tha se Dritan Nano është, sipas policisë, porositësi i krimit. Çelmeta tha se ditën kur ka ndodhur krimi ndaj avokatit, Dritan Nano nuk ka qenë në Tiranë, por bashkë me familjen e tij ka shkuar në Pogradec, çka ka ngritur dyshimet se ai pasi ka porositur krimin është larguar nga Tirana, për të pasur një alibi.

Çelmeta, referuar thënieve të Dorian Aliajt, i arrestuar për dhunën ndaj avokatit, u shpreh se 32-vjeçari ka thënë se ka pasur një takim të vjehrrit të tij, në shkurt të këtij viti, me avokatin, një takim me tone të larta.

Sipas gazetarit, Aliaj është shprehur se ky moment, pra takimi me tone të larta mes vjehrrit të tij dhe avokatit, ka krijuar mllef ndaj z. Mëngjesi.

“Ai ka kërkuar falje në sallën e gjyqit duke u shprehur se nuk donte që të shkonte çështja deri në këtë gradë.

Policia ka marrë dëshmi edhe nga personat e tjerë që janë trashëgimtarë të pronës së fituar me gjyq.

Dritan Nano nuk ka pranuar të respektojë kontratën që kanë firmosur trashëgimtarët me avokatin Mëngjesi dhe këtu ka nisur përplasja”, tha gazetari.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts