U tregoi gishtin e mesit tifozëve të Tiranës dhe u ndëshkua me karton të kuq, pendohet Melo: Lashë skuadrën në baltë, së shpejti do të…

u tregoi gishtin e mesit tifozeve te tiranes dhe u ndeshkua me karton te kuq pendohet melo lashe skuadren ne balte se shpejti do te





































Me shiritin e kapitenit në krah, braziliani Uilliam Kordeiro Melo, u bë protagonist negativ në duelin që Laçi zhvilloi ndaj Tiranës, në javën e parë të kampionatit.  

Melo

Ndeshja përfundoi në barazim pa gola, ndërkohë që Melo bëri një gjest të turpshëm duke ofenduar me gishtin e mesit tifozërinë e Tiranës në fundin e ndeshjes. Ai u ndëshkua me karton të kuq nga arbitri dhe pritet të jetë nën shqyrtimin e Komisionit të Disiplinës. 

Një gjest në gjaknxehtësi e sipër teksa pendimi ka ardhur shumë shpejtë me Kordeiron që ka reaguar në profilin e tij në Instagram. Ai kërkon ndjesë ekipit që e la në baltë, ai p ranon se reputacioni si kapiten nuk e lejon të sillej në atë mënyrë dhe premton se do të rikthehet më i fortë se kurrë. 

“Së pari, dua t’i kërkoj falje shokëve të skuadrës, trajnerit, presidentit dhe të gjithë tifozëve të Laçit. Fatkeqësisht, u ndëshkova me karton të kuq dhe lash skuadrën në baltë. Në nxehtësi e sipër bëra një gjest për të cilin nuk jam krenar dhe jam penduar. 

Si kapiten, nuk duhet të sillesha në atë mënyrë, por ja ku jam duke pranuar gabimin tim. Së shpejti do të rikthehem më i fortë se kurrë që të ndihmoj Laçin të arrijë majën. Faleminderit”, shkruan Melo. 

WhatsApp Image 2024-08-20 at 19.24.45

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →