U vdiq djali me spektrin e autizmit në makinë nga temperaturat e larta, lirohen prindërit shqiptarë

u vdiq djali me spektrin e autizmit ne makine nga temperaturat e larta lirohen prinderit shqiptare
u vdiq djali me spektrin e autizmit ne makine nga temperaturat e larta lirohen prinderit shqiptare

Petrit dhe Vezire Elezi 56 dhe 48 vjeç, janë lënë të lirë nga Gjykata e Halkidws, pasi u arrestuan nëm akuzën se kishin lënë në makinë nën temperatura të larta djalin e tyre me spektrin e autizmit, i cili ndërroi jetë.
Në seancën e zhvilluar, Gjykata vendosi për ta masën sigurisë “detyrim paraqitje” një herë në muaj. Çifti u mbrojt nga avokatja Vasilea Oikonomou.

Dy prindërit thanë se janë të shkatërruar nga ngjarja tragjike, ndërsa theksuan se 23-vjeçarit i pëlqente të kalonte kohë në makinë dhe i kishte gjithmonë dritaret të hapura, ndërsa i çonin ujë dhe ushqim.

Sipas burimeve temperatura ka qenë shumë e lartë, dhe 23-vjeçari ka qëndruar brenda makinës për të paktën tre orë. Sapo kanë zbritur, prindërit e tij kanë hapur makinën dhe e kanë çuar fillimisht në Qendrën Shëndetësore të Aliverit dhe më pas në Spitalin e Halkidës, ku thjesht u konfirmua vdekja e tij, e cila mund të ketë ardhur si pasojë e goditjes nga të nxehtit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →