U vu në pranga në Durrës bashkë me ish-deputetin e PS-së, Jurgis Çyrbja, kush është i arrestuari Ahmet Masha

u vu ne pranga ne durres bashke me ish deputetin e ps se jurgis cyrbja kush eshte i arrestuari ahmet masha





































Ahmet Masha, është personi i cili u arrestua mbrëmjen e kësaj të diele (20 tetor) në Durrës, bashkë me ish-deputetin e PS-së, Jurgis Çyrbja.

cyrbja
Jurgis Çyrbja

Masha mësohet se është një person i njohur për autoritetet shqiptare dhe me precedentë penal.

Ai është arrestuar dhe dënuar nga Gjykata e Durrësit në dhjetor të vitit 2013 për kontrabandë mallrash në portin e Durrës.

Masha bashkë me një grup personash të tjerë, u arrestuan për kontrabandë nafte dhe alkooli nga Mali i Zi në Durrës, e cila kryhej nëpërmjet tri anijeve të peshkimit, pronari i njërës prej të cilave ishte vetë ai.

Sipas Policisë, tre pronarët e mjeteve të peshkimit “Rovana”, “Iliria” dhe “Ernaldo” merrnin naftë e pije alkoolike në Malin e Zi dhe i sillnin në Portin e Durrësit për t’i hedhur në treg me sasi të vogla.

Sektori Kundër Krimit Ekonomik Durrës zbuloi asokohe aktivitetin që kryhej nga tre pronarët e peshkarexhave, Zyhra Vokshi, Ahmet Masha dhe Ardian Cani, duke u finalizuar me sekuestrimin e 11 automjeteve, 3 mijë litrave naftë, 10 cisternave plastike, si dhe 110 arkave me verë.

Gjatë periudhës së hetimit është provuar se janë kontrabanduar rreth 80 mijë litra naftë. Nga grupi hetimor mësohet se nafta sigurohej në portet e Malit të Zi nga tre peshkarexha, të cilat mbushnin në kapacitet maksimal depozitat e tyre, 20 mijë litra naftë secila.

Pas kësaj anijet ankoroheshin në Portin e Durrësit dhe gjatë ditëve që qëndronin aty nafta nxirrej në sasi të vogla nëpërmjet automjeteve të ndryshme, të përshtatura me cisterna dhe depozita në brendësi të tyre, me qëllim shmangien e detyrimit doganor.

Më pas karburanti i blerë në Malin e Zi trafikohej në pikat e vogla të shitjes së karburantit në Shijak dhe Durrës.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →