U zotua se do të ndiqte rrugën e të shoqit pas vdekjes së tij, Rusia lëshon urdhërarrest për të venë e Alexei Navalnyt

u zotua se do te ndiqte rrugen e te shoqit pas vdekjes se tij rusia leshon urdherarrest per te vene e alexei navalnyt



































Një gjykatë në Moskë ka lëshuar  urdhër-arrest për Yulia Navalnaya, gruan e politikanit të ndjerë të opozitës rus, Alexey Navalny.

Yulia Navalnaya

Gjykata e Qarkut Basmannyy në Moskë akuzon Navalnaya për “pjesëmarrje në një organizatë ekstremiste”, tha zëdhënësja Kira Yarmysh në një postim në mediat sociale.

Kujtojmë se Alexey Navalny vdiq më 16 shkurt në Siberi ku po vuante një dënim 19-vjeçar, pasi u shpall fajtor për krijimin e një komuniteti ekstremist, financimin e aktivistëve ekstremistë dhe krime të tjera në gusht.

Ai po vuante tashmë dënimet prej 11 vitesh e gjysmë në një strukturë të sigurisë maksimale për mashtrim dhe akuza të tjera, që ai gjithmonë i kishte mohuar dhe pretendonte se ishin të motivuara politikisht.

Navalny ishte lideri më i lartë i opozitës në Rusi dhe kaloi vite duke kritikuar Putinin, i cili ka qenë në pushtet për gati një çerek shekulli.

Vdekja e Navalny u prit me pikëllim dhe zemërim në mbarë botën, si dhe brenda Rusisë, ku aktet më të vogla të mospajtimit politik mbartin rreziqe të mëdha.

Ai u kthye në Rusi në vitin 2021 nga Gjermania, ku ishte trajtuar pasi u helmua me Novichok, një agjent nervor i kohës sovjetike. Me të mbërritur, Navalny u arrestua me shpejtësi, me akuza që ai i hodhi poshtë si të motivuar politikisht dhe e kaloi pjesën tjetër të jetës në burg.

Gruaja e tij, Yulia Navalnaya, akuzoi presidentin rus Vladimir Putin në shkurt se ishte  përgjegjës për vdekjen e tij dhe tregoi se ajo do të merrte drejtimin si burrit të saj, për një “Rusi të lumtur dhe të bukur”.

Navalnaya postoi një video tetë minutëshe në mediat sociale të bashkëshortit të saj të vdekur, duke thënë se Putini “vrau babanë e fëmijëve të mi, Putini hoqi gjënë më të çmuar që ishte personi im më i afërt dhe më i dashur”.

Asokohe, ajo tha se autoritetet ruse po “fshihnin” trupin e Navalny-t në një përpjekje për të maskuar shkakun e vdekjes së tij, duke gënjyer në mënyrë patetike dhe duke pritur që gjurmët e një tjetër prej Novichokëve të Putinit të zhdukeshin”.

Kremlini hodhi poshtë çdo akuzë për përfshirje në vdekjen e Navalnyt dhe u dorëzoi familjarëve trupin e tij disa ditë pas vdekjes, pas kërkesave të shumta të tyre.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →