Këngëtari argjentinas L-Gante është kthyer në armikun e ri të tifozëve të Gallatasarajit, të cilët kanë gjetur mënyrën se si të hakmerren për faktin se ai i ka rrëmbyer Uenda Narën idhullit të tyre, Mauro Ikardi.
Telenovela e sulmuesit argjentinas me modelen argjentinase vazhdon pa u ndalur dhe kapitulli i fundit e sheh Uanda Narën në krahët e L-Gante. Kjo ka inatosur tifozët e Gallatasarajit që nuk e kanë përjetuar aq mirë këtë situatë dhe janë hakmarrë në mënyrën e tyre, duke raportuar profilin e tij zyrtar në Instagram, për të çuar deri në mbylljen e tij.
Ka qenë vetë L-Gante ai që ka shpjeguar situatën e krijuar në profilin e tij të ri në Instagram, me mesazhe të qarët kundër tifozëve të Gallatasarajit dhe Ikardit. “Kanë pezulluar adresën time zyrtare. Nuk e kisha bërë më parë, por po krijon një të dytë që është ky. Shpresoj të më ndiqni”, shkruante fillimisht reperi argjentinas.
“Më trishton shumë që tifozë sportivë në Turqi influencojë akte kërcënuese dhe tregojnë mungesë respekti ndaj meje, familjes dhe punës time. Për këtë arsye sot do të shpërndaj ngjyrat e klubit tim të preferua dhe do të bëhem një tifoz i madh i Fenerbahçes”, shkruante ai, duke e shpërndarë mesazhin e tij edhe në turqisht.
Më pas, ai vendosi një logo të Fenerbahçes e më vonë edhe një foto të Xhekos, duke e etiketuar “një 9 i vërtetë’, mesazh i qartë për Ikardin dhe të gjithë ndjekësit e sulmuesit argjentinas.
PANORAMASPORT.AL