Uashingtoni dhe Seuli pajtohen për planin e ndarjes së shpenzimeve për mbrojtje

uashingtoni dhe seuli pajtohen per planin e ndarjes se shpenzimeve per mbrojtje
uashingtoni dhe seuli pajtohen per planin e ndarjes se shpenzimeve per mbrojtje

Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut janë pajtuar për një plan pesëvjeçar për ndarjen e kostos së mbajtjes të trupave amerikane në Korenë e Jugut, thanë nga ministria e Jashtme në Seul dhe Departamenti amerikan i Shtetit.

Për vitin 2026, shtetet janë pajtuar të rrisin shpenzimet e mbrojtjes për 8.3 për qind, në 1.1 miliard dollarë, tha Ministria e Jashtme e Koresë së Jugut përmes një deklarate.

Seuli dhe Uashingtoni nisën më herët bisedimet për këtë çështje, në atë që u pa si përpjekje për të arritur pajtim për këtë plan para se në SHBA në nëntor të mbahen zgjedhjet presidenciale.

Koreja e Jugut dhe SHBA-ja arritën marrëveshje për planin e ri të shpenzimeve pas tetë rundesh bisedime që nisën në prill, teksa marrëveshja ekzistuese ishte paraparë të skadonte vitin e ardhshëm.

Afër 28.500 trupa amerikane janë të stacionuara në Korenë e Jugut, si pjesë e përpjekjeve për të frenuar Korenë e Veriut, që ka armë bërthamore.

Koreja e Jugut nisi të ndante koston e dislokimeve amerikane, fonde që përdoren për të financuar punësimet lokale, ndërtimin e instalacioneve ushtarake dhe mbështetjes tjetër logjistike, në fillim të viteve ’90.

Donald Trump, kandidati republikan për zgjedhjet e nëntorit, në kohën kur ishte president i SHBA-së, kishte akuzuar aleaten, Korenë e Jugut, se nuk po paguan për mbrojtjen amerikane, duke kërkuar që të paguajë nga 5 miliardë euro në vit për dislokimet amerikane.

Gjatë administratës Trump nuk kishte pasur përparim në këtë drejtim. Por, pasardhësi i tij, Joe Biden, arriti marrëveshje dhe Seuli u pajtua të rrisë kontributin për 13.9 për qind.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →