Udhëtimi i pestë që nga nisja e konfliktit më 7 tetor, Blinken nis sot vizitën në Lindjen e Mesme

Antony Blinken e1629089521333

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është nisur për një mision të ri në Lindjen e Mesme, me qëllim që të kontribuojë në negociatat për një armëpushim të ri midis Izraelit dhe Hamasit në Gaza në këmbim të lirimit të pengjeve izraelitë.

Udhëtimi i tij i pestë në rajon që nga fillimi i konfliktit më 7 tetor vjen në një kontekst veçanërisht të tensionuar pas sulmeve amerikane kundër grupeve pro-iraniane në Irak dhe Siri, dhe kundër Houthit në Jemen. Blinken do të vizitojë Arabinë Saudite, Katarin, Egjiptin, Izraelin dhe Bregun Perëndimor të pushtuar.

Ndërsa pretendojnë të vazhdojnë të mbështesin “të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten”, Shtetet e Bashkuara tregojnë zhgënjimin në rritje me qeverinë izraelite të Benjamin Netanyahut.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →