Zyra Federale e Policisë Kriminale të Gjermanisë (BKA) publikoi një raport të ri në të cilin thuhet se numri i emigrantëve të paligjshëm që kanë hyrë në Gjermani në vitin 2023 është rritur ndjeshëm.
Në raport thuhet se dyshohet që numri i personave të hyrë ilegalisht është 266,224 vetë. Kjo përbën një rritje prej 33.4% në krahasim me vitin 2022. BKA tha se shumica tyre ishte kapur nga policia federale.
Rritje e emigrantëve të paligjshëm edhe në BE
Sipas BKA-së Agjencia Evropiane e Kufijve dhe Rojës Bregdetare regjistroi 380,200 kalime të paligjshme përgjatë kufirit të jashtëm të 29 vendeve që bëjnë pjesë në zonën e lëvizjes së lirë Shengen. Ky është numri më i lartë vjetor që nga viti 2016.
BKA-ja tha se vendet kryesore të origjinës të njerëzve që vijnë ilegalisht në Gjermani janë Siria (54,207), Turqia (35,732) dhe Afganistani (35,370). Sipas BKA-së shumë nga këta emigrantë janë ndihmuar nga kontrabandistë dhe trafikantë të qenieve njerëzore./DW
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co