UEFA Development U-16 për vajza / Përmbyllet me sukses turneu i radhës i organizuar nga FSHF në bashkëpunim me UEFA-n

uefa development u 16 per vajza permbyllet me sukses turneu i radhes i organizuar nga fshf ne bashkepunim me uefa n
uefa development u 16 per vajza permbyllet me sukses turneu i radhes i organizuar nga fshf ne bashkepunim me uefa n

Është përmbyllur me sukses turneu UEFA Development U-16 për vajza i organizuar nga FSHF në bashkëpunim me UEFA-n, që uli siparin ditën e sotme me takimin e fundit Kosovë-Skoci.

Në këtë turne morën pjesë Shqipëria U-16, Kosova U-16, Skocia U-16 dhe Portugalia U-16, teksa të gjitha ndeshjet u luajtën në “Shtëpinë e Futbollit”.

Ky ishte turneu i dytë zhvillimor i organizuar nga FSHF për këtë vit, teksa në muajin shkurt FSHF mirëpriti edhe ndeshjet e grupit B6 të vlefshme për raundin e dytë të kualifikueseve të Kampionatit Europian U-17 për vajza, ku morën pjesë Shqipëria, Irlanda dhe Izraeli, ndërsa takimet u luajtën në stadiumin “Air Albania”.

Falë punës së mirë disavjeçare nga Federata Shqiptare e Futbollit, që ka organizuar me sukses ndeshje zyrtare të niveleve të ndryshme, UEFA i ka besuar dhe vazhdon t’i besojë FSHF-së organizimin e ngjarjeve të rëndësishme, duke marrë parasysh mirë-organizimin e ndeshjeve me rëndësi të madhe nga institucioni i futbollit shqiptar.

Rezultatet e ndeshjeve në turneun “UEFA Development“ U-16 për vajza:

11 mars

Skoci U-16 – Portugali U-16, 1-1 P(4-2)

Shqipëri U-16 – Kosovë U-16, 0-6

13 mars

Portugali U-16 – Kosovë U-16, 2-0

Shqipëri U-16 – Skoci U-16,      0-1

15 mars

Shqipëri U-16 – Portugali U-16, 1-3

16 mars

Kosovë U-16 – Skoci U-16,        0-2

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →