Shqipëria do të vazhdojë të përfaqësohet në arenën europiane. Pavarësisht eliminimit të ekipeve si Partizani apo Egnatia, të tjerë shqiptarë marrin skenën. Kështu arbitrat e Superiores do të vendosin drejtësi në turin e 3-të të Europa League. UEFA ka vendosur që Juxhin Xhaja dhe ekipi i tij të vendosin drejtësi në letoni.
Shqiptari do të jetë kryesorë në sfidën e kthimit mes RFS – UE Santa Coloma. Kjo përballje do të luhet më 14 gusht në orën 18:00. Xhaka në këtë takim do të ndihmohet nga Arbër Pema dhe Rejdi Avdo. Arbitër i 4-të do të jetë Albert Doda, ndërsa VAR-i i është besuar Kreshnik Bajramajt.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co