UEFA i jep autorësinë e golit, Dani Olmo hyn në histori: Nuk më intereson kë kemi përballë në finale

uefa i jep autoresine e golit dani olmo hyn ne histori nuk me intereson ke kemi perballe ne finale



































Dani Olmo ka hyrë sot në histori me golin që shënoi ndaj Francës. Futbollisti i spanjollëve çoi sferën në rrjetë pas devijimit të Kunde, por për UEFA-n nuk ishte autogol pasi sfera gjithsesi do të përfundonte në portë.

jamal olmo

Kështu, Dani Olmo hyri në histori pasi u bë spanjolli i parë që shënonte në tre ndeshje të Europianit radhazi, meqë kishte tundur rrjetën edhe përballë Gjeorgjisë dhe Gjermanisë.

“Nuk ka rëndësi, goli është gol, është njëlloj si ta jetë i Kunde apo i imi, e rëndësishme është fitorja dhe kalimi.

Tani jemi shumë afër. Me shumë lumturi. Ky ekip është i pabesueshëm. E meritojmë, Jemi një hap larg lavdisë.

Ndeshjen e kishim planifikuar shumë mirë. Kemi vazhduar të luajmë në mënyrën tonë. Lamin bëri një supergol, ka bërë një ndeshje të madhe,

Rivali? Për ne është njëlloj. Të vijë kush të dojë”, tha Omo pas ndeshjes për mediat spanjolle.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →