Bota Sport

Uejn Runi tregon momentin e sikletshëm gjatë EURO 2016: Më thërrisnin vetëm mua për antidoping, nga nervat e shkatërrova komplet dhomën

uejn runi tregon momentin e sikletshem gjate euro 2016 me therrisnin vetem mua per antidoping nga nervat e shkaterrova komplet dhomen

































Uejn Runi është një nga legjendat e futbollit anglez dhe ish-kapiten i kombëtares së “3 luanëve”. Një një intervistë të dhënë për gazetën britanike “The Time”, Runi tregon një moment të sikletshëm gjatë Kampionatit Europian 2016, ku e thërrisnin pas vetëm atë pas çdo ndeshje për të bërë testin antidoping:

844959_1

“Ndodhi një gjë e çuditshme, në çdo ndeshje të turneut më përzgjidhnin gjithmonë për të bërë testin antidoping. Isha i tërbuar. Ata thanë se ishte një rastësi, por gjithmonë isha vetëm unë.

Pas ndeshjes së Uellsit (të cilën Anglia e fitoi 2-1 në fazën e grupeve) unë theva gjithçka në dhomën e testimit. Një nga lojtarët e Uellsit, mendoj se ishte Aaron Ramsej, ishte atje. Mendova ta rregulloj televizorin që kisha përplasur, por ai u thye. Gjithçka e kam shlyer më pas me faturën, si dhe një paralajmërim të ri nga UEFA”.

Anglia nuk kishte një rrugëtim të gjatë në atë kompeticion, teksa u eliminua nga Islanda në fazën e 1/16.

SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts