Bota

“UFO-t janë realë, trupa jo njerëzorë janë gjetur në tokë”- Ish-agjenti i Kundërzbulimit në SHBA e pranon: E dimë se ku janë, unë kam trajtuar teknologjinë aliene

ufo t jane reale trupa jo njerezore jane gjetur ne toke ish agjenti i kunderzbulimit ne shba e pranon e dime se ku jane une kam trajtuar teknologjine aliene





































Alienët janë realë dhe trupa “jo-njerëzor” janë gjetur në tokë, ka pohuar Luis Elizondo, një ish-agjent i Kundërzbulimit të Ushtrisë Amerikane.

ufo

Luis Elizondo , një studiues për një kohë të gjatë i Departamentit të Mbrojtjes së SHBA, pretendon gjithashtu se ka trajtuar teknologjinë “aliene”.

Duke folur për iNeës , Elizondo tha: “Ne e dimë se ku ishin. Ne nuk e dimë se ku janë.

“Duhet të jem i kujdesshëm se çfarë them këtu, që të mos jem në telashe – unë kam ende certifikatën time të sigurisë.”

Duke folur për librin e tij të ri në ABC neës , Elizondo tha se donte t’i tregonte publikut amerikan të vërtetën rreth UFO-ve, tashmë të quajtura fenomene anormale të paidentifikuara, për një kohë të gjatë.

“Ato janë reale dhe janë një çështje e sigurisë kombëtare për këtë vend. Doja të isha në gjendje t’i tregoja publikut amerikan përvojat e mia dhe atë që qeveria ka bërë për një kohë shumë të gjatë, jo vetëm kur isha në program, por për dekada të tëra për interesin e qeverisë për UFO-t. Kur filluam të shikojmë vërtet këtë, ishte në kulmin e Luftës së Ftohtë”, tha ai, raporton The Sun.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts