Ujërat e zeza kontaminojnë kampet dhe bregdetin, shkak i përhapjes së sëmundjeve në Gaza

ujerat e zeza kontaminojne kampet dhe bregdetin shkak i perhapjes se semundjeve ne gaza
ujerat e zeza kontaminojne kampet dhe bregdetin shkak i perhapjes se semundjeve ne gaza

Ujërat në disa pjesë të vijës bregdetare të Gazës kanë filluar të kthehen në ngjyrë kafe. Ekspertët shëndetësorë paralajmërojnë për përhapjen e ujërave të zeza dhe sëmundjeve në të gjithë territorin.

Imazhet satelitore, të analizuara nga BBC Arabic, tregojnë atë që duket të jetë një derdhje e madhe e ujërave të zeza në brigjet e Deir al-Balah.

Një zyrtar lokal i ka thënë BBC-së se njerëzit e zhvendosur në kampet aty pranë po i dërgojnë ujërat e zeza direkt në det.

“Kjo është për shkak të rritjes së numrit të njerëzve të zhvendosur dhe shumë prej tyre po i lidhin tubat e tyre me sistemin e kullimit të ujërave të shiut”, ka thënë Abu Yazan Ismael Sarsour, kreu i komitetit të urgjencës Deir al-Balah.

Ëim Zëijnenburg, një ekspert mjedisor nga organizata “Pax for Peace”, ka konfirmuar se ujërat e zeza po shkojnë në det nga kampet e mbushura me njerëz aty pranë, pas ekzaminimit të fotografive satelitore.

Shkarkimet e ujërave të zeza në imazhet, të kapura më 2 gusht, mbulonin një sipërfaqe prej mbi 2 km katrorë. Imazhet satelitore tregojnë se shkarkimi filloi të shfaqej fillimisht në qershor, dhe se u rrit në mënyrë të qëndrueshme gjatë dy muajve pasues.

Bombardimet intensive izraelite kanë çuar në shembjen e infrastrukturës së menaxhimit të ujërave të zeza të Gazës, thuhej në një raport mjedisor të OKB-së në qershor.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →