Uji i pijshëm, institucionet: Ndryshimet klimatike po bëhen shqetësuese për rezervat

uji i pijshem institucionet ndryshimet klimatike po behen shqetesuese per rezervat
uji i pijshem institucionet ndryshimet klimatike po behen shqetesuese per rezervat

Ndryshimet klimatike po japin efekte nga më të ndryshmet dhe një prej tyre duket se lidhet me rezervat ujore. Një artikull i përbashkët i përfaqësuesit të Entit Rregullator të Ujit dhe atij të Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve nënvizon veçanërisht masat që duhet të merren në vazhdim nga shoqëritë e ujësjellës-kanalizimeve për të minimizuar efektet që vijnë nga këto ndryshime.

“Është i njohur fakti se 75 % e Kërkesës për Ujë për shoqëritë UK mbulohet nga basenet nëntokësore ujore dhe burime malore (kaptazhe), ndërsa pjesa tjetër mbulohet me basene sipërfaqësore (Tirana). Në kuadrin e problemeve të ndryshimeve klimatike, krahas përmbytjeve gjithnjë e më shpesh po bëhet shqetësuese problem i thatësirave të tej zgjatura, të cilat krijojnë probleme mjaft shqetësuese të rezervave ujore që përdoren si ujë i pijshëm për popullsinë.

Në këtë situatë, lind i domosdoshëm një monitorim i plotë dhe i vazhdueshëm i baseneve ujore nëntokësore dhe i burime malore, ku në rastet e rezultateve të niveleve shqetësuese të këtyre rezervave, masat për përballimin e tyre duhet të jenë pjesë e Planeve të Menaxhimit të Riskut, të cilat duhet t’i disponojnë shoqëritë UK” thuhet në këtë konstatim” thuhet në artikullin e publikuar nga ERRU dhe AKUM. Lidhur me këtë konstatim këto institucione parashtrojnë edhe masat që duhet të merren të cilat kanë një qasje drejt përdorimit të teknologjisë së avancuar.

Për këtë qëllim, në të gjitha basenet ujore nëntokësore duhet të instalohen sisteme piezometrike me sensorë (thënë ndryshe, një sistem i dixhitalizuar) që duhet të monitorojnë online këto rezerva ujore që duhet të kryhen nga Zyrat e Administrimit të Baseneve Ujore. Konstatimi i uljes së niveleve të tyre nën ose afër niveleve kritike të përcaktuara për shfrytëzim duhet të përbëjë një sinjal alarmi për të ndërmarrë më tej masat përkatëse për përballimin e kërkesës për ujë. E njëjta gjë duhet të realizohet edhe për ujërat e burimeve malore që përdoren nga shoqëritë UK” nënvizojnë insitucionet.

Ndryshimet klimatike janë kthyer në shqetësim për sektorë të ndryshëm të ekonomisë globalisht. Viti 2023 shënoi një rekord të temperaturës mesatare që nga viti 1850 kur janë mbajtur të dhënat historike. Viti 2024 parashikohet të ketë të njëjtën tendencë./Monitor

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →