Bota

Ukraina bën bilancin nga terreni: Kemi zmbrapsur sulme ruse në katër rajone

ukraina ben bilancin nga terreni kemi zmbrapsur sulme ruse ne kater rajone
ukraina ben bilancin nga terreni kemi zmbrapsur sulme ruse ne kater rajone

Mbrojtja ajrore ukrainase ka rrëzuar 20 nga 22 dronët e lëshuar nga Rusia ndaj caqeve në katër rajone të Ukrainës në orët e para të 26 korrikut. Kështu njoftoi forca ajrore ukrainase e cila tha se sulmet u kryen në rajonet e Hersonit, Sumit, Zhitomir dhe Çernihivit.

Sulmet e reja ruse ndodhën një ditë pasi Moska sulmoi instilacione në portin ukrainas të Izmajilit në lumin Danub, afër kufirit të shtetit anëtar të NATO-s, Rumanisë. Kjo nxiti NATO-n që të aktivizonte avionët luftarakë F-18 për të monitoruar situatën. Ministria ruse e Mbrojtjes, ndërkaq, tha se mbrojtja e saj ajrore ka rrëzuar gjashtë dronë ukrainas, katër mbi rajonin e Rostovit dhe dy mbi atë të Kurskut.

Rusia, që ka nisur pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës shkurtin e vitit 2022, e sulmon shtetin fqinj me armë të llojeve të ndryshme, përfshirë dronë, raketa dhe armë kundërajrore. Pavarësisht dëshmive të shumta, udhëheqja ruse mohon se ushtria e saj sulmon caqet civile në qytetet dhe fshatrat ukrainase, duke shkaktuar viktima në mesin e civilëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts