Bota

Ukraina feston Ditën e Pavarësisë/ Shpaloset flamuri gjigand para ndërtesës së Komisionit Evropian

ukraina feston diten e pavaresise shpaloset flamuri gjigand para nderteses se komisionit evropian





































Flamuri ukrainas 30 metra i gjatë është shpalosur para ndërtesës së Komisionit Evropian në Bruksel me rastin e shënimit të Ditës së Flamurit Kombëtar të vendit.

Ukraian

Në ceremoninë e djeshme morën pjesë përfaqësues të Komisionit, Parlamentit Evropian, trupit diplomatik dhe disa ukrainas, shumë prej të cilëve kishin veshur kostume tradicionale.

Zëvendëspresidentja e Parlamentit Evropian, Sophie Wilmes tha se ishte e kënaqur të shprehte edhe një herë mbështetjen e fortë të Parlamentit Evropian për Ukrainën.

“Dua t’ia kushtoj këtë ceremoni guximit më të madh që tregojnë çdo ditë ukrainasit, duke filluar nga viti 2022. Dua t’u them se Parlamenti Evropian do të qëndrojë pranë tyre për aq kohë sa të duhet”, tha ajo.

Komisioneri i Tregut të Brendshëm të Bashkimit Evropian, Thierry Breton tha se Komisioni dënon sulmet me raketa dhe dron të Rusisë që synojnë civilët.

“Duke nënshkruar angazhimin e përbashkët të sigurisë midis BE-së dhe Ukrainës në muajin qershor, ne dërguam një sinjal shumë të fortë mbështetjeje për Ukrainën, si dhe një sinjal shumë të qartë për Rusinë”, shtoi ai.

Më 24 gusht, Ukraina feston Ditën e Pavarësisë. Qendra e vizitorëve u ndriçua me ngjyrat e flamurit të Ukrainës për të shënuar këtë ditë, ashtu si edhe ndërtesa e Komisionit Evropian.

“Flamuri ukrainas është simbol i lirisë dhe rezistencës ndaj agresionit”, tha Komisioni në një mesazh në rrjetin social X.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts