Bota

Ukraina hyn me tanke gjermane në territorin e Rusisë, paralajmërim i frikshëm nga Moska: Do të sjellim tanket ruse në Berlin!

ukraina hyn me tanke gjermane ne territorin e rusise paralajmerim i frikshem nga moska do te sjellim tanket ruse ne berlin
ukraina hyn me tanke gjermane ne territorin e rusise paralajmerim i frikshem nga moska do te sjellim tanket ruse ne berlin

Ish-presidenti dhe njëherazi nënkryetari i Këshillit të Sigurimit rus, Dmitry Medvedev ka paralajmëruar Gjermaninë pas nisjes së sulmit ukrainas në territorin e Rusisë, duke qenë se trupat e Kievit kanë përdorur tanket gjermane.

Medvedev iu referua tabloidit gjerman Bild, duke thënë se media në fjalë ka publikuar një artikull “revanshist”, ku njofton me krenari rikthimin e tankeve gjermane në tokën ruse.

Ai paralajmëroi se në përgjigje, Moska do të bëjë gjithçka për të sjellë tanket më të reja ruse në Platz der Republike, monumentin e famshëm në kryeqytetin gjerman, Berlin.

“Gazeta gjermane Bild ka publikuar një artikull revanshist ku njofton me krenari rikthimin e tankeve gjermane në tokën ruse. Si përgjigje, ne do të bëjmë gjithçka për të sjellë tanket më të reja ruse në Platz d. Republike”, shkroi ai në X.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts