Ukraina i shkatërron Rusisë 4 aeroporte ushtarake, Zelensky: S’do të ndalemi në Kursk! Dita e 9-të e sulmit të Kievit, ç’po ndodh me luftimet brenda territorit rus

ukraina i shkaterron rusise 4 aeroporte ushtarake zelensky sdo te ndalemi ne kursk dita e 9 te e sulmit te kievit cpo ndodh me luftimet brenda territorit rus
ukraina i shkaterron rusise 4 aeroporte ushtarake zelensky sdo te ndalemi ne kursk dita e 9 te e sulmit te kievit cpo ndodh me luftimet brenda territorit rus

Për të nëntën ditë me radhë, Ukraina vijon inkursionin ushtarak në territorin rus. Këtë të enjte, 15 gusht, ushtria e Kievit ka ndërmarrë një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda territorit të Rusisë, të cilat kanë pasur si objektiv 4 aeroporte ushtarake të cilët morën dëmtime të mëdha. Sipas Reuters, synimi i Ukrainës me këtë sulm ishte të minonte kapacitetet e Rusisë për të përdorur avionët luftarakë për të bombarduar qytetet ukrainase. Fushat ajrore të Voronezh, Kursk, Savasleyka dhe Borisoglebsk u goditën nga Ukraina.

Burimet i thanë “RBC-Ukraine” se dronët me rreze të gjatë goditën fushat ajrore për të parandaluar armikun që t’i përdorte ato për të lëshuar raketa anti-ajrore në vijën e frontit dhe në qytetet e Ukrainës.

“Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) vazhdon të dobësojë metodikisht komponentin ajror të makinës ushtarake ruse. Janë avionët që vazhdojnë t’i japin armikut epërsi ajrore, por ne do të vazhdojmë t’u presim krahët këtyre ‘zogjve’”, shtoi burimi.

Ndërkohë që Moska ka vendosur të ngrejë në fluturim avionët bombardues strategjikë Tu-95MC, të cilët fluturuan mbi ujërat ndërkombëtare të Detit Barenc dhe atij të Norvegjisë.

Ministria ruse e Mbrojtjes informon se ky fluturim i avionëve strategjikë zgjati 4 orë dhe ata u furnizuan në ajër nga avionët më të vegjël MiG-31. Gjithashtu raportohet se udhëtimi i dy avionëve rusë u shoqërua gjatë gjithë kohës nga larg prej avionëve të aleatëve të NATO.

Teksa trupat ukrainase vijojnë ofensivën këtë herë brenda territorit rus, Kremlini zyrtar nuk hezitoi të akuzonte perëndimin se i ka dhënë leje këtyre inkursioneve banditeske brenda kufirit të Rusisë.

Zelensky: Nuk do të ndalemi në Kursk
Ndërkaq presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se forcat ukrainase “po bëjnë përparim të mëtejshëm” në rajonin e Kurskut të Rusisë.

Kjo “në rendin prej një deri në dy kilometra përpara në zona të ndryshme sesa sot në mëngjes”.

Ai shtoi se “mbi 100 ushtarë rusë janë kapur të burgosur. Kjo do të përshpejtojë kthimin e djemve tanë në shtëpi”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →