Ukraina konfiskon asetet e Ivan Savvidis, biznesmeni në listën e oligarkëve që i shërbenin Rusisë

ukraina konfiskon asetet e ivan savvidis biznesmeni ne listen e oligarkeve qe i sherbenin rusise
ukraina konfiskon asetet e ivan savvidis biznesmeni ne listen e oligarkeve qe i sherbenin rusise

Gjykata e Lartë për Korrupsion e Ukrainës ka mbështetur kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë së vendit për sekuestrimin e aseteve të Ivan Savvidis dhe gruas së tij.

Konkretisht, siç raportohet nga kyivindependent.com, vendimi u mor nga një trup gjykues prej tre gjyqtarësh pasi Ivan Savvidis u përfshi në një listë të Organizatës Joqeveritare me 25 oligarkë rusë, bizneset e të cilëve mendohej se i shërbenin aparatit ushtarak-industrial rus dhe asetet e të cilit ende nuk ishin sekuestruar.

Pasuritë e konfiskuara të Ivan Savvidis përfshijnë 100% të aksioneve të korporatës së PJSC Pentopak, e cila është një nga liderët në prodhimin e paketimit për produktet e mishit dhe sallamit dhe 100% të të drejtave të korporatës të filialit të saj Atlantis-Pak Ukraine. Shërbimi Kundër Korrupsionit të Ukrainës deklaroi se gruaja e tij është pronare nominale e disa prej kompanive të tij në Ukrainë, megjithëse ato janë në pronësi të tij.

Kyivindependent gjithashtu vë në dukje se Ivan Savvidis ishte anëtar i parlamentit rus me partinë Rusia e Bashkuar dhe ishte i lidhur ngushtë me presidentin e vendit, Vladimir Putin. Në përfundim, thuhet se “në vitin 2015 Ivan Savvidis kishte mirëpritur publikisht pushtimin e Krimesë dhe aneksimin e paligjshëm të saj nga Rusia. Ai ka shtetësi ruse dhe greke. Në Greqi ka ndër të tjera klubin e futbollit PAOK”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →