Ukraina ka testuar raketën e saj të parë balistike të prodhimit ukrainas, tha presidenti Volodymyyr Zelensky. Kievi u ka kërkuar prej muajsh mbështetësve të tij perëndimorë që ta lejojnë atë të përdorë sisteme raketore të prodhuara nga jashtë për të goditur objektivat thellë brenda Rusisë.
Udhëheqësi ukrainas e bëri njoftimin në një konferencë për shtyp të martën. “Çfarë zhvillimesh të tjera ka në Ukrainë? Mendova se ishte shumë herët për të folur për këtë, por… pati një test pozitiv të raketës së parë balistike ukrainase. Unë e përgëzoj kompleksin tonë të prodhimit ushtarak për këtë”, tha ai.
Zelensky nuk pranoi të jepte ndonjë detaj të mëtejshëm, specifikim teknik apo edhe emrin e armës, por tha se ai donte që publiku “të njihte dhe vlerësonte prodhuesit vendas të mbrojtjes që punojnë 24/7”.
Njoftimi erdhi pasi Kievi pretendoi se kishte përdorur një dron raketor Palyanitsa kundër objektivave ruse. Ndërsa shumë nga specifikimet e tij janë gjithashtu sekrete, zyrtarët ukrainas kanë thënë se është lëshuar nga toka dhe ka një rreze veprimi deri në 700 km.
Ukraina ende mbështetet shumë në sistemet e raketave të furnizuara nga Perëndimi, si HIMARS dhe ATACMS të projektuara nga SHBA në luftën me Rusinë. Megjithatë, pavarësisht lutjeve të përsëritura të Kievit, vendet perëndimore ende e përjashtojnë atë nga përdorimi i armëve të tyre për të goditur shumicën e objektivave në territorin rus.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co