Ukraina synon të organizojë samit e paqes që përfshin edhe Rusinë

ukraina synon te organizoje samit e paqes qe perfshin edhe rusine
ukraina synon te organizoje samit e paqes qe perfshin edhe rusine

Ukraina synon të organizojë një samit të ri të paqes deri në fund të këtij viti dhe dëshiron që Rusia të marrë pjesë kësaj radhe, ka thënë ambasadori ukrainas i Turqisë, Vasyl Bodnar të mërkurën, por se nuk ka pranuar bisedime direkte me Moskën në takim.

Teksa pushtimi rus i Ukrainës është në vitin e tretë, dy vendet mbeten shumë larg marrëveshjes për t’i dhënë fund luftës. Turqia, Kina, Brazili dhe vende të tjera kanë ofruar të ndërmjetësojnë në konflikt ose për t’i diskutuar propozimet e paqes, por nuk ka pasur zhvillime, raporton Reuters.

Ukraina po përdor “planin e fitores” të presidentit Volodymyr Zelensky, ndërsa presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë se bisedimet për paqe mund të fillojnë, vetëm nëse Kievi pranon të heqë dorë nga territoret e pushtuara nga Moska dhe nga plani për t’iu bashkuar NATO-s.

“Një nga qëllimet më të rëndësishme të samitit është arritja e paqes së drejtë në Ukrainë. Këtu nuk po flasim për një format në të cilin Ukraina dhe Rusia ulen përballë njëra-tjetrës dhe Ukraina dëgjon kërkesat e Rusisë”, ka thënë ambasadori, Vasyl Bodnar gjatë një takimi në Ankara.

“Çfarë mendojmë ne është: komuniteti ndërkombëtar, së bashku me Ukrainën, do të ulen dhe do ta krijojnë një listë për hapat që duhet të ndërmerren për paqe në Ukrainë, e pastaj t’i diskutojnë kërkesat që do t’i bëhen Rusisë bazuar në atë listë”, ka thënë ai.

“Ky nuk do të jetë një takim i drejtpërdrejtë dypalësh, por me shumë mundësi do të jetë në një format ku përfshihen edhe palë të treta dhe bisedimet do të bëhen nëpërmjet palëve të treta. Shpresojmë ta mbajmë këtë samit deri në fund të vitit”, ka shtuar Bodnari.

Bodnari ka thënë se Turqia, e cila është përpjekur të ruajë lidhje si me Ukrainën ashtu edhe me Rusinë, mund të jetë palë e rëndësishme, për shkak të eksperiencës në ndërmjetësimin e konflikteve të tjera.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →